Shfaqja në Akademinë e Arteve – (24 Shkurt 1999)


Shfaqja në Akademinë e Arteve – (24 Shkurt 1999)

16:14 24/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sot në mbrëmje në sallën e teatrit të Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë, u vu në skenë monodrama e shkrimtarit të njohur francez Zhan Kokto. “Zëri njerëzor” që shfaqet në skenën e Akademisë së Arteve për herë të parë interpretohet vetëm nga një aktore. Flutura Godo me regji të Diana Domos.

E sponsorizuar nga fondacioni SOROS, monodrama “Zëri Njerëzor” i Koktosë, solli përpara spektatorëve një hitori dashurie të lënë përgjysmë për të treguar se ky është monologu modern i shoqërisë së sotme dhe ku ndjenja njerëzore është në zhdukje e sipër.

Shfaqja është ndjekur me shumë interes jo vetëm nga studentët por edhe nga aktorët e njohur si Margarita Xhepa, Drita Pelingu, Caushi dhe pedagogët e artit skenik shqiptar./tvklan.al






Të ngjashme