Spitali i Durrësit – (27 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
11 milion lekë të vjetra për të prishur që nga themelet ndërtesën e ish-spitalit Kirurgjik. Një firmë private në qytetin e Durrësit ka nisur me anë të mjeteve të saj shkatërrimin e kësaj ndërtese për të synuar një shesh të përshtatshëm për të hedhur themelet e spitalit të ri.
Projektuar që dy vjet më parë maketi i spitalit të shumëpritur në Durrës, do të kërkojë 9.4 milion dollarë, të cilat do ti mbuloj qeveria shqiptare në bashkëpunim me bankën islamike dhe OPEK-un. Themelet e spitalit të ri parashikohen të hidhen në muajin Qershor./tvklan.al