Polici i kërkon dokumentet, por shoferi… (Video)
Një oficer policie është gjendur përpara një situate të pazakontë. Teksa i kërkonte një shoferi që të tregonte dokumentet, drejtuesi i mjetit e merr përpara duke e detyruar që për të shpëtuar të hipë në kofanon e makinës.
Ngjarja ndodhi në Indi. Mediat raportojnë se shoferi ishte përfshirë në një aksident. Siç shikohet edhe në videon e publikuar në internet, polici i kërkon të ndalojë, por shoferi vazhdon të ngasë makinën.
Për këtë arsye, oficeri detyrohet që të hidhet lart në kofano, ndërsa shoferi nuk ndalet dhe ecën rreth 2 kilometra.
Të shumta kanë qenë komentet në rrjetet sociale që kanë përgëzuar gjestin e guximshëm të policit. Autoritetet kanë nisur një hetim për këtë rast./tvklan.al