Sanatoriumi i Tiranës – (28 Shkurt 1999)
Arkiva Ljme – Tv Klan 1999
Sanatoriumi i Tiranës i ngritur që në vitet 60 i konsumuar dhe asnjëherë i rikonstruktuar sivjet vishet me një tjetër pamje si jashtë ashtu dhe brenda. Në vitet e para funksionoi vetëm për të sëmuret me tuberkuloz dhe vetëm në 93 u unifikuan sëmundjet mushkëritë, tuberkuloz, ftohje. Dhe meqënëse trajton të sëmurë të veçantë edhe kushtet duhen të jenë të tilla.
Pamja e Sanatoriumit me 220 shtreter ka ndryshuar tërësisht. Lulishte me lule dhe pemë në ambjentet jashtë dhe brenda dhoma hotelerie me gjithçka brenda. 190 të sëmurë të shtruar nga të gjitha rrethet e shqipërisë. Kushtet janë një anë tjetër që qetësojnë paksa të sëmurët. Por ilaçet në të shumtën e rasteve pacientet i blejnë jashtë pasi mungojnë. Por të paktën për ata që vuajn nga mushkritë dhe kanë nevojë për ajër të pastër, ata kanë mundësi ta gjejnë tek parku përpara spitalit./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti