Ocalan, avokatët (25 Shkurt 1999)


Ocalan, avokatët (25 Shkurt 1999)

11:23 25/02/1999

Prokurori i Përgjithshëm Turk ka kërkuar hetimin e një prej partive kryesore turke dhe përjashtimin e saj nga zgjedhjet elektorale. Akuza e ngritur prej tij është lidhja e kësaj partie me partinë e jashtëligjshme të punëtorëve të Kurdistanit.

Dy prej avokatëve të Ocalan janë lejuar të takojnë klientin e tyre. Këshilli i Evropës vazhdon të ushtrojë presion mbi Turqinë që të lejojë të paktën anëtarët e Kryqit të Kuq të takohen me Ocalan në burg. Turqia ndodhet mes presionit të popullit turk i cili kërkon dënimin me vdekje të Ocalan dhe presionit të Evropës, e cila kërkon zbatimin e lirive dhe të drejtave të njeriut./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme