Shemben kioskat në qendër të Tiranës (25 Shkurt 1999)
43 kioskat e ndodhura tek Sahati sot kanë parë orën e shembjeve të lokaleve apo dyqaneve me veshje. Të lajmëruar më parë nga Policia Ndërtimore edhe sot si afati i fundit asnjë nga pronarët nuk kishte hequr mallin brenda dyqaneve të tyre. Megjithëse ditë me shi, policia është paraqitur para dyqaneve në orën 8:00 të mëngjesit dhe puna ka nisur vetëm në orën 13:00.
Policia Ndërtimore ka filluar punën me hendeqet që kanë strehuar plehrat dhe po vazhdohet me lojërat dhe veshjet. Duket që këtë fat do ketë dhe një restorant dykatësh i sapopërfunduar, por sipas pronarit ai është vendosur sipas rregullave dhe lejes së KKRT-së, duke qënë edhe pronar i tokës.
Pra sipas tij çdo gjë është në rregull dhe nëse lokali i tij sheshohet ai kërkon që më pas të kompesohet. Ditët e fundit të jetës së dyqaneve në këtë vend kanë bërë që etiketat e veshjeve të ndryshonin, duke shënuar skonto me pak %, po aq sa ishte dhe % e tyre të të qëndruarit në këtë vend./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti