Bllok bota, Iraku, Libani, balona – (1 Mars 1999)


Bllok bota, Iraku, Libani, balona – (1 Mars 1999)

14:09 01/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sërish aviona e bombardime anglo-amerikane në Irak. Kësaj radhe është bombarduar një pikë që transportonte naftë. Ndërsa amerikanët gjejnë momentin për të kujtuar të vrarët në konfliktin e Gjirit, për irakenët lufta ende nuk ka mbaruar.

Rindizet konflikti mes Izraelit dhe Libanit. Ka nisur një ofensivë hebraike në det, tokë, ajër ndaj fqinjit libanez. Arsyeja është goditja nga ana e ushtarëve libanez të një autoblinde izraelite, e cila po patrullonte në një territor të Libanit. Si pasojë gjetën vdekjen 4 ushtarakë. Kryeministri Izraelit Netanjahu është shprehur për konfliktin më të ri me Libanin se ne nuk duam të acarojmë marredheniet por nuk mund të lejojnë që të cënohen territoret e Izraelit.

Sipas liderit laburist izraelit Eut Barak, konflikti i ri mund të rrezikoje procesin e paqes. Të aferm të ushtarëve izraelitë në kufi me Libanin kanë demonstruar para Ministrise së Mbrojtjes në Tel-Aviv duke kërkuar kthimin e njerëzve të tyre në shtëpi.

“Breitling Orbiter 3” është emri i balonës më të re ajro statike që është ngritur nga Zvicra. Në bordin e balonës ndodhet një mjek zviceran dhe një britanik të cilët kanë ndërmarrë aventurën për t’i rënë Oqeanit Paqesor kryq e tërthor dhe për të fluturuar rreth e qark botës me balonë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori







Të ngjashme