Gjimnazi “Ismail Qemali” aktivitet për Kosovën (26 Shkurt 1999)
Edhe nxënësit shqiptarë ndjejnë dhe përjetojnë ngjarjet në Kosovë.Viti 1913 është quajtur viti i zi i cili shënoi ndarjen e kombit tonë, të pafuqishëm për të bërë diçka. Vetëm UÇK-ja hap dritën e shpresës për këtë shekull. Për t’u solidarizuar me nxënësit kosovarë të ardhur në Shqipëri shkolla “Ismail Qemali” organizon aktivitetin me pjesëmarrjen e mjaft pedagogëve dhe nxënësve të kësaj shkolle dhe të Ministrit të Arsimit të Kosovës. 2000 nxënësve nga Kosova iu dha mundësia vazhdimi i mësimit në shkollat shqiptare. Në emër të gjakut dhe dhimbjes një minute heshtje dhe betimi i fundit – Jemi me ty Kosovë./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti