Fituesit e Revistës Klan – (1 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1990
Shorti i parë i hedhur për këtë vit i Revistës Klan që do të pasohet më tej me të tjerë fitues, sot ka bërë mjaft familje të kënaqen. Sa më pranë lexuesve me dhurata duke filluar me televizorë, abonime falas në Revistë, steka cigaresh dhe udhetime turistike, por dhuratën më surprizë të këtij shorti motorri Piaggio, e mori një vajzë nga Elbasani.
Gazetari:- Si e keni fituar këtë motorr?
Fituesja:- Duke blerë Revistën Klan.
Gazetari:- Revistën e blini për hir të shortit?
Fituesja:- Për hir të shortit, për të lexuar, na pelqen.
Gazetari:- Tashmë jeni bërë me një motor do ta përdorni apo do e shisni?
Fituesja:- Mendojmë se do ta përdorim. Nuk e di.
Gazetari:- Tani që fituat do ta blini me Revistën?
Fituesja:- Po, patjeter që do ta blejmë Revistën.
Gazetari:- Gjithmonë me shpresën se mund të fitoni diçka tjetër?
Fituesja:- Po shpresat janë gjithmonë./tvklan.al
Gazetar – Aldon Lipe