Nano fushatë në Berat – (1 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Berati do të jetë etapa e parë e fushatës politike të ish-kryesocialistit Nano për të gjetur mbështetjen e bazës së partisë në prag të kongresit të socialistëve. Dje pasdite Nano është kthyer nga Parisi dhe ende është e pasigurt nëse dotë marrë pjesë në mbledhjen e së shtunës të KPD-së socialiste, i cili do të vendos për datën e kongresit.
Në mbledhjen e kaluar të këtij komiteti duke argumentuar dorëheqjen Nano hodhi një sërë akuzash ndaj drejtuesve të lartë të socialistëve. Pas kësaj mbledhje në disa rrethe të vendit sidomos në Berat, Vlorë e Durrës, socialistët kanë shprehur hapur përkrahjen për Nanon duke kërkuar takim me të./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame