Transformatori në Durrës – (1 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Transformatori i dytë që ka mbritur dje nga Ankona ndodhet në sheshin e trageteve në portin detar Durrës. Ky transformator do të qëndroj në port derisa po nga italia të mbërrij mjeti që do ta çoj atë deri në Fierz. Ndërkohë sipas krerëve të drejtorisë së hekurudhës shqiptare për transportimin e të dy transformatorëve do të nevojitet dhe një shoqërim i veçantë i forcave të policisë për të siguruar ruajtjen e tij.
Ndërsa transformatori i parë është akoma në Vorë dhe do të kryej intinerarin Vorë – Mjedë, i dyti i cili është 120 ton dhe kushton 650 mijë dollarë pret që pas disa ditësh të kryej të njëjtën rrugë. Sipas krerëve të KESH ardhja dhe vënia në eficensë të dy transformatorëve do të zgjidhte përfundimisht ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike./tvklan.al