Sali Berisha intervistë për Adem Demaçin (3 Mars 1999)
Intervistë me Kryetarin e Partisë Demokratike, zotin Sali Berisha i cili flet për dorëheqjen e Adem Demacit.
Sali Berisha: Ai është një vendim i zotit Demaçi, i cili në një moment të caktuar u veçua. E vërteta është që u veçua nga të gjithë faktorët politike dhe faktorët ushtarakë shqiptarë. Unë në mënyrë të përsëritur i bëra një thirrje edhe në takimin që kam pasur me të i kam kërkuar që të bashkëpunojë dhe të jetë një negociator i fuqishëm në interes të çeshtjes kombëtare. Zoti Demaçi zgjodhi dorëheqjen. Është një zgjidhje personale e tij, natyrisht Adem Demaçi ka qënë dhe mbetet një simbol i gjallë i qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit serb, i qëndresës së shqiptarëve
për lirinë dhe të drejtat e tij./tvklan.al