Kapet mashtruesi i dënuar me 11 vite burgim


Kapet mashtruesi i dënuar me 11 vite burgim

12:47 05/02/2020

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar të dënuar me 11 vite burgim për veprën penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

Përparim Kovaçi u kap në zonën e “Komunës së Parisit” në kryeqytet pasi ndaj tij ka një vendim gjyqësor të formës së prerë të dhënë nga Apeli i Tiranës.

50-vjeçarit Kovaçi i mbetur për të shlyer edhe 10 vite e 10 muaj burgim. /tvklan.al






Të ngjashme