Basha në Qytetin Studenti


Basha në Qytetin Studenti

13:21 05/02/2020

Publikohet videoja e përplasjes me recepsionisten

Kjo është videoja për të cilën Bashkia e Tiranës e paditi në polici të martën kreun e opozitës Lulzim Basha, se së bashku me 4 shoqërues jo student, kishte hyrë në ambientet e brendshme të godinës Nr.4 në Qytetin Studenti i pajisur me kamera për të bërë show, duke dhunuar recepsionisten.

Basha reagoi duke thënë se punonjësja e konviktit, i kërkoi të largoheshin nga godina, me porosi nga lart.

Kjo video e regjistruar gjatë kohës që Basha ishte në këtë godinë, tregon edhe debatin e zhvilluar mes tij dhe recepsionistes së godinës 4.

Pas këtij debati, kryetari i Partisë Demokratike e lë godinën 4, duke thënë se recepsionistes i ishte bërë presion.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkuan se ishte ftuar nga disa studentë për të parë si jetojnë dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe se nuk do të lejojë askënd që ta pengojë të dëgjojë problemet e bashkëqytetarëve.

Tv Klan






Të ngjashme