Durrës, kioskat, shoqata e pronarëve – (2 Mars 1999)


Durrës, kioskat, shoqata e pronarëve – (2 Mars 1999)

14:28 02/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shoqatat e pronarëve të kioskave shtrihen edhe në Durrës. 84 pronarë të kioskave që janë të vendosur në sheshin para Telekomit të këtij qyteti dhe në ish-Lulishten 1 Maji, kanë vendosur të jenë aksionerë të një Supermarketi i cili do të ndërtohet në bashkepunim me Bashkinë e Durrësit dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Pronarët e kioskave në Durrës i kërkojnë shtetit shmangien e të gjitha problemeve sociale që po krijon veprimtaria e Policisë Ndertimore, papunësinë e qindra njerëzve dhe bllokimin e biznesit të vogel. Megjithatë kreu i Policisë Ndërtimore Neritan Stari, ka deklaruar se operacioni antikioskë në Durrës do të rifillojë përsëri./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme