Të djathtët pranojnë ftesën për tryezë politike (4 Mars 1999)


Të djathtët pranojnë ftesën për tryezë politike (4 Mars 1999)

14:29 04/03/1999

Të gjitha partitë parlamentare shqiptare do të nënshkruajnë deklaratën e formuluar dje në tryezën e thirrur nga Bashkimi për Demokraci. Mungesa e të majtëve në tryezë obligoi partitë pjesëmarrëse t’i drejtojnë atyre edhe një ftesë tjetër. Kështu, Minarolli, Zeka e Starova kanë negociuar sot me përfaqësues të partive Aleanca për Shtetin.

Pasi janë njohur me deklaratën të dy palët kanë konstatuar se kanë të njëjtat pikëpamje për çeshtjen e Kosovës. Pozita dhe Opozita shqiptare mbështesin firmosjen e marrëveshjes së Rambujesë dhe kërkojnë sigurimin e saj nga trupat e NATO-s. Sipas demokratëve qëndrimi i partive politike shqiptare për Kosovën tashmë është unifikuar, kështu që dhe qëllimi i tryezës është realizuar./tvklan.al

Gazetare : Ornela Bego






Të ngjashme