Homazhet e fundit për juristin Kleanthi Koçi (4 Mars 1999)
Sot është përcjellë me nderime e lot për në banesën e fundit avokati i njohur Kleanthi Koçi. Arkivoli i tij mbërriti dje nga Italia. Sot zona para Presidencës dhe Pallatit të Kongreseve ishte pikënisja e homazheve në orën 10:00 për personalitetet e drejtësisë shqiptare. Të pranishëm ishin dhe Ministrat Rama, Ulqini, Kondi dhe shumë juristë të njohur shqiptarë.
Homazhe ka bërë dhe ish Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano i shoqëruar nga anëtarë të tjerë të partisë së tij. Kortezhi mortor i shoqëruar me sirenat e Policisë është nisur për në varrezat e Kombinatit. Në mënyrë të pashpjegueshme kanë munguar në homazhe përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Presidenti Republikës Rexhep Mejdani. Autorët e vrasjes së juristit të njohur ende nuk janë gjetur./tvklan.al
Gazetar: Altin Hazizaj