100-vjetori i Tiranës kryeqytet
Veliaj: Viti i duhur për t’iu bashkuar familjes europiane
Rrogozhina ishte qyteti i radhës, ku kryebashkiaku Veliaj u ndal në kuadër të turit të ndërmarrë në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet.
Kryebashkiaku Veliaj u fokusua në fjalën tij tek rëndësia qe ka suksesi i çdo bashkie për të çuar vendin drejt Bashkimit Europian.
“Duam ta lëmë periudhën e tranzitit dhe të fillojmë një familje të re me anëtarët e tjerë të BE-së. Po këtu duhet të jemi të gjithë të suksesshëm. Një pjesë të detyrave patjetër i ka qeveria, dhe po e bën duke filluar nga lufta me KÇK-në, dhe me të gjithë ata që nën hundën e njerëzve të ndershëm kanë ngritur pasuri me krimin. Kjo është pjesë e këtij tranziti, që po ta kalojmë me sukses, do të jemi pjesë e BE-së dhe me shumë shpresë në Mars, do të kemi lajme të jashtëzakonshme, nga të cilat të parat që do të përfitojnë janë bashkitë”.
Duke u ndalur në çështjen e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti, kryetari i Bashkisë së Tiranës dha lajmin e mirë se brenda këtij viti mbyllen dosjet për zonat rurale dhe brenda vitit të ardhshëm edhe ato në qytet.
Tv Klan