Puna në të zezë – (2 Mars 1999)


Puna në të zezë – (2 Mars 1999)

20:08 02/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Puna në të zezë që për momentin sjell përfitime vetëm për individin në vitet në vazhdim dhe deri tek mosha e pensionit nuk do të jetë më fitim prurëse. Inspektoriati shtetëror i punës i ligjëruar në ’95 është mbledhur dy ditë më parë dhe ka analizuar të gjitha marrëdhëniet punëdhënës – punëmarrës, një organ që do të ushtroj kontroll mbi ta.

Periudha Janar ’96 – Mars ’98 rezulton të jenë bërë 2756 inspektime ndërmarrjeve private të huaja. Pra 14% e atyre që janë kontrolluar, punojnë ilegalisht dhe të pa rregjistruara. Por këto kohë inspektoriati shtetëror i punës i  ka kushtuar më shumë vëmendje kontrolleve në firma private, ku 0.3% janë minorenë që punojnë në këto firma.

130 mijë njerëz të punësuar ilegalisht të cilët sjellin gati 10% të kësaj shoqërie që s’kanë kontratë dhe s’paguaj sigurime shoqërore. Të dyja palët bien në kompromis pasi po të lidhet kontrata do të përfshij mjaftë kërkesa të punonjësve./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme