Tirana gati për festën e Lezhës – (2 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Tirana kryeqyteti shqiptar përgatitet për fstimin e Beslidhjes së Lezhës dhe të përkujtimit të Skënderbeut. Nëse sot ceremonia është zhvendosur në Lezhë nesër që në mëngjes në kryeqytetin shqiptar zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore e historike.
Një sesion shkencor me pjesmarrjen e historianëve më të mirë shqiptar do të zhvillohet nesër për të përkujtuar Besëlidhjen e Lezhës dhe Skënderbeun. Më pas presidenti i republikës do të shpërndaj dekorata për personalitete të fushave të ndryshme nën emrin “Nderi i Kombit”.
Aktivitetet do të vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes kur kalorësi do të bëjë një parakalim në qendër të Tiranës. Sot në mëngjes qendra e kryeqytetit është zbukuruar me flamuj të shumtë kuq e zi dhe një pankartë e madhe me përkrenaren e Skënderbeut. Kështu Tirana i kthehet prapa historisë 555 vjeçare të shqipërisë./tvklan.al