Tritan Shehu për futjen në Parlament – (2 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Tritan Shehu:- “Mendimin tim unë e kam thënë prej kohësh, që kur u morë vendimi për të braktisur parlamentin, që është një vendim i cili bie në kundërshtimin me interesat e vetë PD. Ai është një vendim absurd, një vendim që nuk ka asnjë bazë logjike e demokratike. Unë jam që PD të kthehet në parlament menjëherë pa asnjë kusht duke pranuar gabimin që bëri sepse në fund të fundit vendet tona në parlament nuk na i ka dhënë kush. Atë na I ka dhënë elektorati jonë i cili ka votuar për ne. Pra duhet respektuar elektorati dhe duhet të bëjë punën e deputetit për të mirën e shqipërisë.
Gazetarja:- Nuk merrni dot inisiativën të riktheheni i vetëm në parlament?
Tritan Shehu:- “Unë inisiativën e kam marrë që kam dhënë mendimin tim kudo e hapur. Kjo është një detyrë që duhet ta bëjnë dhe të tjerët, por ama dhe unë I nënshtohem vendimeve që marrin strukturat e PD-së./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego