Telekomi Durrës drejt falimentimit (6 Mars 1999)


Telekomi Durrës drejt falimentimit (6 Mars 1999)

10:14 06/02/1999

Telekomi Shqiptar Dega Durrës drejt falimentimit. Shumë subjekte dhe ndërmarrje shtetërore i kanë mëse 17 milion lekë borxhe Telekomit. Duke u ndodhur në këtë situatë të vështirë, zyrtarët e Telekomit kanë vendosur të marrin masa të rrepta për të gjithë ata që nuk paguajnë faturat telefonike.

Për problemin e debitorëve nga ana e zonës Telekom Durrës ashtu si në gjithë Telekomin Shqiptar ka vetëm një rrugë. Me deklarimin debitor të abonentit menjëherë ndërpritet sinjali telefonik dhe çeshtja kalon në Gjykatë. Në Gjykatë sigurisht që kalohet në shkallë të parë, të dytë e të tretë, deri në vendimin e Zyrës së Përmbarimit. Kjo është një rrugë e ndjekur si për abonentin privat, shtetëror, ndërmarrjet buxhetore, firmat private e të tjera.”– u shpreh një punonjës i Telekomit.

Por cilët janë borxhlinjtë më të mëdhenj të Telekomit Durrës? Debitorët janë : Flota Tregtare Shqiptare, Kantieri Detar, Ndërmarrja e Konservimit të Peshkut, Prokuroria e Rrethit, Hetuesia, Garda e Republikës dhe reparte të ndryshme ushtarake.

Ndërkohë mungesa e numrave telefonike për qytetarët ndihet dhe kërkesave të shumta të durrsakëve për një numër të ri telefonik me sa duket Telekomi nuk mund t’i përgjigjet në kohë./tvklan.al

Gazetar : Altin Hazizaj






Të ngjashme