Kosovë, luftime të ashpra nga serbët (6 Mars 1999)
9 ditë para nënshkrimit të marrëveshjes të paqes për Kosovën dhe luftimet në krahinën e përgjakur vazhdojnë. Kjo është pamja sot në një prej zonave më të nxehta në Kosovë. Sulmet serbe që vazhdojnë në Kosovën Qëndrore i ka detyruar njerëzit të shpërngulen nga shtëpitë e tyre për të shkuar në zona më të sigurta.
Ish kandidati për president Bob Doll pas takimit me përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës tha se ata janë të gatshëm të nënshkruajnë marrëveshjen e paqes më 15 Mars në Francë. Gjithë përgjegjësia tha Doll, i mbetet Presidentit Jugosllav Millosheviç. Të Hënën Beogradin do t’a takojnë personalitete të larta të diplomacisë perëndimore të cilat duan të bindin përfaqësuesit jugosllavë të nënshkruajnë marrëveshje.
Jeta e refugjatëve të Kosovës është në rrezik pasi ushtria serbe është shpërndarë në të gjithë krahinën. Me disa argumenta jugosllavët kanë deklaruar se nuk do t’a nënshkruajnë marrëveshjen në Francë./tvklan.al
Gazetar : Altin Hazizaj