Financimi i partive – (8 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Milionat e planifikuara për financimin e partive politike do të rishpërndahen. Pas debateve të shumta në ambjentet politike në Komisionet Parlamentare ka nisur diskutimi i projektligjit për partitë politike. Me këtë projektligj përjashtohet financimi i partive që nuk kanë marrë pjesë në dy zgjedhjet e fundit parlamentare.
Gjatë vitit ’98, ndër 53 partitë të rregjistruara nga ministria e Drejtësisë, vetëm 25 prej tyre kanë ndarë mes tyre një miliard e treqind milion lekë. Partive politike u ndalohet veprimtaria ekonomike dhe financimi nga entet publike a private.
Tanimë partitë politike mund të krijohen nga 500 shtetas shqiptare duke ja drejtuar kërkesën për regjistrim jo më Ministrisë së Drejtësisë por Gjykatës së Faktit në Tiranë. Menjeherë pas regjistrimit shteti i jep 300 mijë lekë për partinë e sapokrijuar./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame