Festa e 7 Marsit (7 Mars 1999)


Festa e 7 Marsit (7 Mars 1999)

14:07 07/03/1999

112 vjet nga hapja e shkollës së parë shqipe. E nisur me një mësues dhe pak nxënës shkolla shqipe evoluonte dhe ofronte të tjerë nxënës e mësues. Ky ishte hapi i parë që gjuha shqipe me lejen e Portës së Lartë do të mësohej shkrimi i saj. Korça është qyteti i parë që njohu shkollën shqipe që u pasua me shkolla të tjera profesionale në qytete të tjera.

Rrugë e gjatë dhe e vështirë për të arritur përsosmërinë njëkohësisht dhe ajo u arrit. Hapja e shkollave u realizua në të gjithë fshatrat. Sot kjo ditë që mban emrin e mësuesit festohet kudo në shkolla dhe familje mësuesish. Mbase dikur 7-Marsi shënonte hapjen e shkollave të reja por sot e reja që sjell janë dhuratat e nxënësve për mësuesit e tyre. Sot rrugët dhe dyqanet zgjedhin dhuratën për mësuesit e tyre .

Mësuesi i Popullit Shaban Demiraj: “Festa e 7 Marsit, dita kur ne përkujtojmë shkollën, hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë me 887-ën, përfaqëson një nga etapat e zhvillimit të hobshëm të lëvizjes kulturore patriotike për popullin shqiptar. Sepse me hapjen e shkollave shqipe edhe lëvizja patriotike shqiptare mori një zhvillim shumë të madh e kjo lëvizje pikërisht nëpërmjet shkollës shqipe bëri të mundur që të zgjohej dhe të forcohej më tej ndërgjegja kombëtare e popullit shqiptar. Po përveç kësaj shkolla shqipe duhet përmendur edhe për rolin e madh që luajti pas Shpalljes së Pavarësisë, për zhdukjen e prapambetjes, zhdukjen e analfabetizmit e më pas për zhvillimin e gjithanshëm kulturor, shkencor të popullit tonë.” /tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme