Reagimet e Partisë Demokratike për Partinë Socialiste (7 Mars 1999)


Reagimet e Partisë Demokratike për Partinë Socialiste (7 Mars 1999)

14:31 07/03/1999

Dështimi i mazhorancës socialiste është një nga argumentet më të rëndësishëm në favor të një zgjidhje të re politike. Kështu janë prononcuar demokratët në konferencën për shtyp. Partia Demokratike ka vlerësuar si një zhvillim pozitiv demaskimin e klaneve që sundojnë në Partinë Socialiste.

Të propagandosh këtë luftë klanesh vijoji sekretari Bode si shpresë të demokracisë në parti, do të thotë t’a lesh vendin më thellë në krizë. Në një kohë u shpreh Bode kur vendi ndjen mungesën e qeverisjes, krimi godet çdo ditë e klanet mafioze i kanë rrënjët në nivele më të larta të administratës shtetërore, Partia Socialiste tenton të zhvendosë vëmendjen në problemet e saj të brendshme.

Ndërkohë për demokratët rikthimi i Nanosnë forumet e partisë socialiste, është cilësuar si përpjekje riciklimi të dorëhequrve që kanë dështuar. Sipas tyre ato çka u kujtoi Nano socialistëve shpjegojnë atë të vërtetë të hidhur se përse Majko dhe kabineti i tij nuk qeverisin dot vendin./tvklan.al

Gazetare : Ornela Bego






Të ngjashme