Ministri i Jashtëm Rus Ivanov, takime me parlamentarët shqiptarë (11 Mars 1999)
Kosova sjell në Tiranë për herë të parë pas 40 vjetësh Shefin e Diplomacisë Ruse, Igor Ivanov. Takimi i parë mes dy delegacioneve është zhvilluar në Ministrinë e Jashtme. Rusia është për një zgjidhje politike të krizës në Kosovë nëpërmjet bisedimeve brenda kufijve Federative të Jugosllavisë u shpreh Ivanov, duke hedhur poshtë kërkesën e shqiptarëve për praninë e trupave ushtarake të NATO-s në Kosovë.
Shqiptarët e kanë humbur besimin tek Millosheviçi u shpreh Milo, duke këmbëngulur në dërgimin e trupave të NATO-s në Kosovë. Në takimin me Kryeministrin Majko, Ivanov u përqëndrua në rolin që duhet të luajë Shqipëria në zgjidhjen e konfliktit në Kosovë duke bindur shqiptarët e Kosovës të nënshkruajnë marrëveshjen me 15 Mars.
UÇK-ja furnizohet dhe mbështetet me armë nga jashtë ka aluduar Ivanov. Kryeministri Majko ka theksuar të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për t’u vetëmbrojtur dhe për të vendosur vetë për të ardhmen e Kosovës.
Gjendja aktuale në Kosovë ka arritur në një pikë kritike ndaj emergjent del problemi i ndërprerjes së dhunës që po ushtron regjimi i Millosheviçit, kështu është shprehur Presidenti Mejdani në prani të Ministrit Rus Ivanov. Mejdani ka kërkuar që Rusia të ushtrojë më tepër presion ndaj Millosheviçit për të pranuar në tërësi marrëveshjen e Rambujesë./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame