E Djathta e Bashkuar konferencë (11 Mars 1999)
Zbatimi i dënimit me vdekje duhet të vendoset me Referendum. Kjo ka qënë kërkesa e të Djathtës së Bashkuar në konferencën për shtyp. Shprehja e drejtpërdrejtë e vullnetit të popullit dhe detyrimet kushtetuese që vijnë prej tij, sipas të djathtëve qëndrojnë mbi dëshirat apo manipulimet e çdo institucioni.
Është kërkuar dhe ngritja e një grupi negociatorësh të cilët do të kontaktojnë me Këshillin e Europës për këtë problem.Këto kërkesa grupimi i djathtë i mbështet tek rritja e krimininalitetit në vend, tjetërsimi i disa proceseve gjyqësore e mbi të gjitha tek mosrespektimi i ligjit dhe indiferenca e pushtetit të sotëm. /tvklan.al
Gazetare : Ornela Bego