Majko në Shijak e Durrës – (8 Mars 1999)


Majko në Shijak e Durrës – (8 Mars 1999)

16:22 08/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kryeministri Pandeli Majko, Ministrja e Punës Shuli dhe Ministri i Çështjeve Sociale Rrapi, kanë marrë pjesë në aktivin e Partisë Socialiste në Shijak, ku janë njohur me problemet e qytetit dhe komuna perreth tij. Është diskutuar puna e bërë nga Partia Socialiste dhe me emergjentja është parë mungesa e energjisë elektrike, uji, infrastruktura e dëmtuar dhe mënyra e privatizimit të ndërmarrjeve. Kryeministri ka pohuar se 3 milion dollarë janë investuar për Fushë Kuqen ndërsa për energjinë elektrike që furnizon zonën midis Tiranës e Durrësit do të investohen 60 milion lekë të tjera për të zgjidhur gjithçka.

Kryeministri Pandeli Majko:- “Është normale është qendra më e rëndësishme pas Tiraneës për investime, kështu që aplikimi i një qeverisje të fortë në këto dy zona në Tiranë dhe në Durrës për ne është mjaft i rëndësishëm”

Më pas Majko i është përgjigjur pyetjeve të socialistëve për kriminalitetin duke reaguar ashpër ndaj drejtësisë. Ndërsa për masakrën e Beratit, Majko është shprehur se do ta ndjenim veten keq nëse kriminelet do të kapeshin të gjallë, sepse drejtësia një javë më parë ka lenë të lirë dy të tillë nga Berati. Nuk është lenë pa përmendur edhe konflikti me Nanon që për Majkon është një histori e cila ka nisur 9 vite më parë dhe po nuk u respektua ai ka frikë se s’do të funksionojë.

Në bashkine e Durrësit, Majko ka diskutuar për bllokimin e ndërtimeve pa leje të gjithë zonës Plazh-Durrës. Bashkiakët e Durrësit i kanë kërkuar kreut të qeverisë njq fond prej 1 milion dollarësh dhe kanë hedhur idenë që për shtrimin e rrugëve të përdoren edhe paratë qe do të sigurohen nga shitja e anijeve të sekuestruara.

Majko i shoqëruar nga ministrat ka zbritur në imazhet mbytëse të plazhit të Durrësit ku ka parë se si është shndërruar plazhi për të cilin dikur mburrej ky qytet. Ai ka vizituar të gjitha ndërtimet pa leje në bregdet. Majko është njohur dhe me gjendjen e hoteleve të shkatërruara./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme