Ditëlindja e 36- të e Azem Hajdarit (11 Mars 1999)


Ditëlindja e 36- të e Azem Hajdarit (11 Mars 1999)

16:40 11/03/1999

36 vjetori i lindjes së deputetit Hajdari ka mbledhur sot në selinë blu familjarë, miq e simpatizantë të tij. Zonja Hajdari së bashku me tre fëmijët ka çelur sot zyrën e bashkëshortit të saj në Selinë e Partisë Demorkatike e cila qëndronte e mbyllur që nga dita e vrasjes së tij. Qirinj, lule dhe lot për demokratin e shquar që 6 muaj më parë gjeti vdekjen nga plumbat pranë selisë së Partisë Demokratike.

Demokratët kanë zhvilluar homazhe pranë Memorialit të Azem Hajdarit. Për herë të parë ka vizituar Memorialin dhe Azemi i vogël i cili ka ardhur në jetë pas vdekjes së të atit. Në ceremoninë përkujtimore ka folur edhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Sot ne nderojmë idealin e tij, nderojmë Azem Hajdarin që ishte njëkohësisht sinonimi i idealeve të tij, simboli i idealeve te tij. Mbetet gjithnjë i pavdekshëm, mbetet legjendë. “/tvklan.al

Gazetare : Ornela Bego






Të ngjashme