Europol arreston 25 shqiptarë për trafik droge
Lënda narkotike shpërndahej në disa shtete
25 shqiptarë, anëtarë të një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës, u arrestuan gjatë një operacioni të Europolit. Aksioni u zhvillua njëkohësisht në 5 shtete: Belgjikë, Spanjë, Holandë, Gjermani e Itali ku morën pjesë rreth 600 forca policie.
Hetimet për këtë grup nisën në vitin 2017 nga policia e Antverpit në Belgjikë. Sipas njoftimit zyrtar të Interpol, lënda narkotike, marijuanë, mbahej e fshehur në kontenierë në disa qytete të Belgjikës përpara se të shpërndahej në vendet e tjera europiane.
9 shqiptarë u arrestuan në Belgjikë, 6 në Spanjë, 3 në Holandë, të tjerët në Gjermani e Francë. Gjatë operacionit janë sekuestruar disa pistoleta, automjete dhe rreth 60 mijë euro kesh. Gjithashtu policia shkatërroi 6 plantacione ku ku mbillej lënda narkotike.
Tv Klan