Refugjatët kosovarë kalojnë kufirin në piramidën C7 (12 Mars 1999)


Refugjatët kosovarë kalojnë kufirin në piramidën C7 (12 Mars 1999)

10:23 12/03/1999

Rreth 20 kosovarë janë futur dje në territorin shqiptar. Fshatarë nga Komuna e Gjakovës janë detyruar të lënë fshatin e tyre dhe të futen në Shqipëri. Të detyruar nga sulmet e fundit të forcave serbe kosovarët kanë vazhduar emigrimin. Pleq, gra e fëmijë kanë kaluar Piramidën C7 duke iu shpëtuar dhe kontrollit të ushtarakëve jugosllavë.

Nga forcat tona të kufirit mësohet se refugjatët kosovarë janë strehuar në Golaj të Hasit. Ushtarë serbë por dhe mjetet e tyre të rënda luftarake kanë kaluar kufirin shqiptar duke shkaktuar dhe incidente të rënda. Për kosovarët të cilët kalojnë kufirin janë vendosur grupe të ndryshme qeveritare, por dhe nga organizatat e huaja humanitare që ndihmojnë refugjatët në stabilizimin e tyre në Veri të Shqipërisë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme