Qendra për mbrojtjen e fëmijëve (13 Mars 1999)


Qendra për mbrojtjen e fëmijëve (13 Mars 1999)

12:39 13/03/1999

Të gjithë fëmijët shqiptarë të keqtrajtuar tashmë do të mbrohen nga një Projektligj i hartuar për të mbrojtur të drejtat e tyre që deri tani e kanë patur por në nuk ka qënë zbatuar.Qeveria shqiptare nuk ka marrë përsipër të zbatojë në praktikë konventën e të drejtave të fëmijëve nga Kombet e Bashkuara.

Qendra për mbrojtjen e tyre në bashkëpunim me nënkomisionin parlamentar të gruas dhe fëmijës përgatit këtë Projektligj me 37 nene, ku përfshihen mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi në burgje dhe rajone policie, mbrojtjen e atyre që shohim çdo ditë në rrugë të cilët punojnë dhe lypin.

Arsyeja më kryesore e bërjes me ligj mbrojtës mbron atë pjesë të shoqërisë, fëmijët dhe të miturit që deri më sot i kemi parë të rrëmbyer apo të shitur, duke bërë të detyruar prostitutën.

Sot është shtruar për diskutim nga Qendra përpara organizatave joqeveritare dhe deputetës Parlamentit dhe brenda një muaji do të kalojë në Parlament./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme