Vidhet pasaporta diplomatike e Tritan Shehut (13 Mars 1999)


Vidhet pasaporta diplomatike e Tritan Shehut (13 Mars 1999)

14:34 13/03/1999

Zbulohet dhe prangoset hajduti i pasaportës së Tritan Shehut. Një 39 vjeçar banues në Tiranë, tre vjet më parë kur Tritan Shehu ishte në kupolën e Partisë Demokratike dhe Shtetit Shqiptar, i pati vjedhur pasaportën diplomatike brenda në zyrën e tij. Që atëherë asgjë nuk dihej për fatin e pasaportës dhe hajdutin e saj.

Drejtuesit e Policisë së Tiranës pohuan sot se hajduti deri tani mister është kapur mbrëmë vonë. Tepër interesante ishte kapja në flagrancë e tij. 39 vjeçari Groi pati bërë kallzim në Komisariatin 1, se gjoja është rrëmbyer në qendër të Tiranës nga katër persona të armatosur që sipas tij e kanë mbajtur disa orë. Më pas e kanë lëshuar dhe i kanë dhënë pasaportën e Tritan Shehut duke i thënë të kthehet andej nga ka ardhur ose do ta marrim peng me gjithë familje vetë Tritan Shehun.

Por pas verifikimeve nga ekspertët e Policisë u vërtetua se Groi ka bërë kallëzim të rremë duke kërkuar të sigurojë përfitime prej Tritan Shehut. Për Policinë tepër e rëndësishme në mbylljen e çeshtjes u konsiderua vetë kallëzimi i rremë i hajdutit të pasaportës pa të cilin nuk do të mund të zbulohej enigma tre vjeçare e humbjes së pasaportës diplomatike të Tritan Shehut./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme