Dosja “Bajri” shkon në Shkodër


Dosja “Bajri” shkon në Shkodër

15:37 07/02/2020

“Nuk ka prova që janë grup i strukturuar kriminal”

Dosja “Bajri” nuk do të jetë më në duart e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK dhe tashmë dosja do të përfundojë në Prokurorinë e Shkodrës për shkak se për të arrestuarit ka rënë akuza e grupit të strukturuar kriminal.

Mbi grupin “Bajri” në momentin e arrestimit në Shtator të vitit 2018 në kuadër të operacionit ‘Oaz’ u ngritën disa akuza të rënda, nga ajo e vrasjes dhe gjobëvënies deri të punësimet e paligjshme përmes presionit në spitale dhe OSHEE veprime të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Por nga hetimet prokuroria rrëzoi akuzën për grup të strukturuar dhe për pasojë, SPAK transferoi dosjen në Prokurorinë e Shkodrës për vijimin e hetimeve për akuzat tjera.

Tv Klan






Të ngjashme