Lajme nga bota, Indonezi, Kamboxhia, moda (13 Mars 1999)


Lajme nga bota, Indonezi, Kamboxhia, moda (13 Mars 1999)

14:41 13/03/1999

Lajme nga bota: Qeveria Indoneziane ka vendosur të mbyllë sot 38 banka dhe kompani bankare si të vetmen mënyrë shpëtimi nga kriza financiare. Ky vendim është vlerësuar pozitivisht nga zyrtarë të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kjo reformë ka lënë pa punë e pa para shumë qytetarë indonezianë të cilët i janë drejtuar koshave të plehrave. Qeveria është duke marrë masa që të mund të sigurojë depozitat financiare të qytetarëve të thjeshtë.

Timori Lindor ka mundësi të gjejë një zgjidhje paqësore për problemin e Pavarësisë. Burimet indoneziane kanë bërë të ditur se nuk e përkrahin idenë e Pavarësisë të Timorit Lindor, por mund të lejojnë përfaqësuesit politike të ish provincës portugeze që të vendosin për autonominë.

Qeveria Kamboxhiane kundërshton gjykimin e kmerëve të kuq nga një Gjykatë Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara. Këtë vendim e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm Kamboxhian pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan.

Thjeshtësi dhe transparencë në modën parisiane për vitin 1999. Sfilatat e firmave më të njohura si Chanel, Dior, kanë nxjerrë në pah zhvillimet më të fundit të modës franceze e cila këtë herë ka qënë larg ekstravagantes./tvklan.al

Gazetar : Altin Hazizaj






Të ngjashme