Policia e Shtetit, Neritan Ceka – (14 Mars 1999)


Policia e Shtetit, Neritan Ceka – (14 Mars 1999)

19:43 14/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Edhe policia do të ndryshoj në baze të Kushtetutës. Një projektligj i ri i hartuar nga Ministria e Rendit do të reformojë policinë duke e ndarë atë nga forcat e armatosura. Sipas kryetarit të komisionit parlamentar për rendin dhe SHIK-un Neritan Ceka, policia do të kthehet në një polici shteti që do të mbrojë zbatimin e ligjeve.

Neritan Ceka:- “Është po kjo polici që është vetëm që do të ketë një ligj organik bazuar mbi ligjet europiane, ku policia është jo vetëm e depolitizuar por edhe e demilitarizuar. Nuk është më pjesë e forcave të armatosura, gjë që përputhet edhë me nenin përkatës në Kushtetutën e re. Nga ana tjetër do synohet të ketë një drejtim unik të policisë në shqipëri edhe të përshtatet gjithë legjislacioni me atë të vendeve europiane. Synimi është që të zgjerohet më tej rruga për europianizimin e policisë shqiptare”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme