Komiteti Ekzekutiv i FSHF – (15 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shqipëria vazhdon të jetë pa trajnerin e skuadrës përfaqësuese në futboll për moshat 21-vjeçare. I lënë bosh pas dorëheqjes së Sulejman Memës Dhjetorin e kaluar edhe mbledhja e sotme e FSHF-së, gjatë të cilës pati debate dhe polemika të ashpra nuk ka mundur të përcaktoj njeriun që do të ulet në stolin e këtij formacioni.
Caktimi i trajnerit është shtyrë për më vonë, pasi anëtarët e komitetit ekzekutiv kërkuan të tjera procedura, në veçanti në verifikimin e kurikulumeve të paraqitura pasi për vendin e trajnerit janë 11 kandidatura, si Lika, Dizdari, Muça, Bici, Ishka si dhe italiani Landi.
Janë caktuar arbitra që do të drejtojnë takimet e dyfishta Slloveni-Shqipëri, për eliminatoret e Euro 2000. Për ndeshjen e skuadrave nën 21 vjeç UEFA ka caktuar uellsianin Alan Kristofor për të drejtuar takimin./tvklan.al