Sindikata e Teatrit tek Dizdari – (15 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Katër pika janë ato që do të përbëjnë luftën sindikale të aktorëve. Sot një përfaqësi e sindikatës së tyre e kishte planifikuar një takim me kryeparlamentarin Gjinushi, por që nuk u realizua me të dhe u zëvendësua me kryetarin e komisionit parlamentar të kulturës, Limoz Dizdari.
Nga pala e aktorëve janë shtruar difekte dhe problemet e teatrit, që janë në fazën e krizës. Përgjegjës për këtë është Ministria e Kulturës dhe kreu Rama shkaktar, i cili sipas tyre ka dobësi tek mos pasja e një vizioni për teatrin. Duhet të ketë një program dhe një strategji disa vjeçare sipas artistëve.
Problem për aktorët mbetet shpallja monument kulture e Teatrit Kombëtar. Reforma e Ramës për ta nuk filloj me ligje por me prishjen e teatrit. Fillimisht aktorët kanë kryer grevën 1 orshe, do të dalin në një demostrim përpara sheshit, më pas do të hartojnë një letër sensibilizuese edhe për ambasadat, në fund do të jetë një pezullim total i shfaqjeve të tyre./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti