Diagnozë – Emisioni 2
A do të ketë kontroll tjetër për cilësinë e ilaçeve në Shqipëri?
Këtë të shtunë, në emisionin #Diagnozë nga Freskida Miloti, ishte i ftuar farmacisti Admir Malaj. Gjatë minutave të emisionit u diskutua se si u arrit anëtarësimi i Shqipërisë në Konventën Europiane të Farmakopesë, një mekanizëm i Këshillit të Evropës që përcakton standardet e cilësisë dhe kontrollit për sektorin farmaceutik. Admir Malaj ishte nismëtari kryesor që bëri të mundur së bashku me institucionet shqiptare dhe ndërkombëtar që të arrihet ky anëtarësim. A do të ketë një kontroll tjetër për cilësinë e ilaçeve në Shqipëri?
Çfarë duhet të bëni pas matjes së diabetit dhe tensionit?
Në emisionin ‘Diagnozë’ nga Freskida Miloti, dy farmacistët Klarita Hoxhallari dhe Ardit Hado tregojnë linjën inovatore të aparateve. Si pacientët do të hedhin të dhënat e matjes së diabetit dhe tensionit, në smartphone. Ju mund të krijoni një database, monitorimi do të jetë më i thjeshtë dhe mjeku juaj do të mbajë nën kontroll sëmundjen.
Renis Gjoka tregon se si është djali që mësoi të flasë më këngën e tij.
Në rubrikën “Impakt Shëndet” të emisionit Diagnozë nga Freskida Miloti, personazhi i radhës është Renis Gjoka. Shëndeti, muzika, ndikimi dhe progresi i djalit që foli nëpërmjet këngës së Renis Gjokës. Si vazhdon historia e tij?