Përplasja me armë, lihen në burg 4 të rinjtë
Ngjarja në pedonalen e qytetit, u plagos një kalimtare
Gjykata e Shkodrës ka lënë në “arrest me burg” 4 të rinjtë e arrestuar për përplasjen me armë zjarri në qendër të qytetit pak ditë më parë.
Riad Xheladini, Ension Buraku, Argjend Rexha dhe hapën zjarr ndaj një BMV-je të drejtuar nga Mirsad Meta, që besohet se ishte shënjestër e atentatit.
Ky i fundit shpëtoi, por plumbat plagosën një 35-vjeçare, kalimtare të rastit.
Në seancë u tha se shkak për përplasjen janë bërë konflikte të vjetra mes të rinjve.
Tv Klan