Parlamentarët rusë, Baborin – (17 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Tratativat diplomatike për Kosovën kanë vazhduar sot jo vetëm në Paris por edhe në Tiranë. Pas vizitës së ministrit të jashtëm rus Ivanov në Tiranë para disa ditësh, sot e ka pasur radhën të vij në shqipëri njëri nga figurat më të njohura të politikës së Moskës, nënkryetari i Dumës ruse Sergei Baborin.
Baborin ka takuar kryeministrin Majko dhe kryetarin e parlamentit Skënder Gjinushi. Takimi i Baborinit me krerët e lartë shqiptarë është zhvilluar pa praninë e gazetarëve. Qëndrimi i Baburinit për pikën delikate të Kosovës, ka qenë po ai i kolegëve të tij rus.
Pika kryesore e kundërshtimit të Moskës është prania ushtarake e Natos në Kosovë. Një qëndrim i cili ka vënë në vështirësi bisedimet e para në Rambuje dhe ato të dyta në Paris. Ndërkohë kryeministri Majko dhe kryeparlamentari Gjinushi kanë këmbëngulur në praninë e trupave ushtarake të Natos në Kosovë për të garantuar zbatimin e marrëveshjes shqiptaro-serbe./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame