Nisma e Mejdanit për çarmatimin – (18 Mars 1999)


Nisma e Mejdanit për çarmatimin – (18 Mars 1999)

21:58 18/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

10 gëzhoja plumbash në këmbim të një fletore shkrimi për të vazhduar shkollën. Duke filluar nga muaji Maji i ’97, katër mijë fëmijë të Zadrimës me mbështetje të prifterinjve katolikë kanë përkrahur nismën e presidentit Mejdani për çarmatimin. Në emër të paqes pesë mijë gëzhoja plumbash, ka qenë dhurata simbolike e këtyre fëmijëve për presidentin Mejdani.

Mes këtyre fëmijëve ndodhej edhe Altin Gjoni, zadrimori i vogël që vetëm një javë më parë ka qenë pengu i njerëzve të armatosur dhe me maska. Në fjalën e tij presidenti Mejdani i cilësoi fëmijët zadrimor, ambasador të paqes.

Presidenti Rexhep Mejdani:- “Paqja ka emrin e fëmijëve. Ti shërbejmë asaj ashtu si i shërbejmë fëmijëve tanë”.

Mejdani vlerësoi ndihmën e misionarëve të selisë së Shënjtë të Vatikanit, për të shmangur trafikun ilegalë të vajzave shqiptare, për të fuqizuar rolin e familjes./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame  






Të ngjashme