Gjyqi i doganierëve – (18 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Mbeten në burg 13 të arrestuarit pas operacionit anti-kontrabandë të dy ditëve më parë që përfshiu doganat e Tiranës, Durrësit dhe Peshkopisë. Pas me shumë se 7 orësh në Gjykatën e Tiranës ku secili nga të pandehurit u mor në pyetje, gjyqtarja Flora Çabej ka dhënë verdiktin e saj për 12 personat ku bëjnë pjesë 7 doganiere, 2 presidentët e firmës “Murati do Brazil” si dhe 2 shoferët e kësaj firme.
Akuza e prokurorisë për ta është ajo e kontrabandës së 270 ton kafeje me një dëm për shtetin rreth 900 mijë dollarë. Vetëm doganieri i kontrollit fizik në Bllatë, Fadil Lazri i ka shpëtuar për 20 ditë këtij vendimi derisa hetuesit të paraqesin prova të reja për të. Të arrestuarit janë dërguar në burgun 313 të Tiranës./tvklan.al