Zgjedhjet e reja, reagojnë parlamentarët (21 Mars 1999)
Sali Berisha: Populli shqiptar po kërkon zgjedhje të reja. Edhe ju e patë. Unë jam i detyruar dhe PD-ja është e detyruar të zbatojë verdiktin e popullit. Shqiptarët janë për zgjedhje. Zgjedhjet e reja janë ai proces që do t’a rikthejë ,do t’a nxjerrë Shqipërinë nga kriza.
Kjo ka qënë kërkesa e përsëritur e liderit demokrat Berisha gjatë gjithë kësaj jave. Menjëherë ka reaguar kryeparlamentari Gjinushi duke ofruar zgjedhje lokale.
Skënder Gjinushi: Dëshira e Berishës do realizohet. Ne tashmë jemi në prag të zhvilimit të zgjedhjeve lokale, qoftë edhe të parakohëshme.
Demokratët janë të pakënaqur me zgjedhjet lokale duke këmbëngulur në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. Edhe pse plot me probleme brenda partisë, socialistët ndihen të sigurtë për t’u ndeshur me demokratët.
Gramoz Ruçi: Duhet të dini ti dhe Berisha që Berisha që nga ’91 e deri më sot nuk ka fituar asnjëherë zgjedhje.
I gatshëm për t’u ndeshur me Berishën madje edhe në zgjedhje parlamentare është ish Kryeministri socialist Bashkim Fino.
Bashkim Fino: Zgjedhje të përgjithshme, kur i do Berisha?
Gazetari: Ate e di ai.
Bashkim Fino: Dakort jemi ne në çdo kohë.
Gazetari: Do ja plotësojmë dëshirën shqiptarëve.
Bashkim Fino: Dhe unë do ja plotësoj dëshirën Berishës në çdo kohë përballem me të dhe në çdo kohë fitoj./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame