Intervistë me dy prostituta të kapura nga Policia Italiane (21 Mars 1999)


Intervistë me dy prostituta të kapura nga Policia Italiane (21 Mars 1999)

12:56 21/03/1999

Gazetarja interviston dy prostituta të kthyera nga Italia.

Gazetarja: Nga c’qytet jeni?

Prostituta: Burreli.

Gazetarja: Sa kohë keni që jeni nisur për në Itali?

Prostituta: Dy muaj.

Gazetarja: Nga jeni nisur, me çfarç mjeti, me anije, me gomone?

Prostituta: Nga Durrësi, me gomone jam nisur.

Gazetarja: Sa keni paguar për të shkuar drejt Italisë?

Prostituta: Nuk e di ka paguar çuni.

Gazetarja: Jeni e martuar.

Prostituta: Jo.

Gazetarja: Çfarç profesioni keni ushtruar në Itali që në momentin që keni ikur atje?

Prostituta: Prostitutë.

Gazetarja: Pse e keni bërë këtë profesion.

Prostituta: Nga hallet, na kane shtu hallet, nga problemet për të rregullu trupin dhe gjithçka që ka për të rregullu veten time herën e parë, pastaj për shtëpinë për të menu.

Gazetarja: Juve përveçse vuani nga një sëmundje e juaja keni pasur dëshirë me sa më thatë pak më parë edhe për të mbajtur familjen tuaj. Në c’gjendje është familja juaj në këto momente.

Prostituta: Gjendja ime në këto momente nuk nihet mirë, nuk jam mirë në gjendje. S’kemi punë, s’kemi ca për të punuar. Nuk di ça të flas.

Gazetarja: Babai dhe nëna janë në punë, keni vëllezër, keni motra, keni njerëz të tjerë në familje?

Prostituta: Kemi po nuk punojnë asnjë. Vetëm babi merr 50 mijë lekë pension.

Gazetarja: Vetëm ju e mbanit familjen, sa merrnit në ditë në Itali.

Prostituta: Po unë e mbaj. Kishte punë ditët e shtuna, të enjte, të premte kapnim 700, 800 kaq.

Gazetarja: Mund të më tregoni pak për jetën tuaj në Itali si ju trajtonin mirë apo keq.

Prostituta: Na trajtonin keq, po s’plotësove kushtet, normën ca të them une ty na rrifshin.

Gazetarja: Në çfarë qyteti të Italisë keni jetuar?

Prostituta: Në Bari kam jetu.

Gazetarja: A grindeshit me prostitutat e tjera për punën e vendit apo të pozicionit?

Prostituta: Po, vinin goca të reja dhe grindeshim. Sepse vjen ti tashti, nuk është vendi jot t’a zësh direkt ti vendin. Si i thonë po punon ti po del aty në atë vend nuk duhet të lejosh goca të tjera. Se i thoshin vendi jot quhesh ajo.

Gazetarja: A kishte shumë prostituta të tjera shqiptare në Bari dhe nëqoftëse mund ta dini një numër të tillë, sa janë?

Prostituta: Ka goca shqiptare të gjitha shtetet por numra nuk di, nuk di ça të them për numra, se i thonë kanë gjithë rrethet, qytetet e Shqipërisë ka goca prostituta.

Gazetarja: Sa shkollë ke bërë.

Prostituta: Tre klase kam bërë.

Gazetarja: Pse po qaje pak më parë.

Prostituta: Qaja se nuk doja të dilja këtu. Pse nuk më pëlqen kjo punë.

Gazetarja: Një mesazh që mund t’i jepje shoqeve të tua që të ndjekin ose dhe të gjitha vajzave shqiptare.

Prostituta: Unë për vajza të tjera nuk du që ta’ bëjnë këtë punë, sepse nesër pasnesër mund t’i ndodhë dhe motrës time kjo punë, nuk e kam qejf për gjithë gocat në përgjithësi që t’a bëjnë këtë punë.

Gazetarja: Syte e tua gjatë kohës që ke qënë në Itali, kanë qarë dhe ke vuajtur për këtë profesion që ke bërë.

Prostituta: Kam qarë dhe kam vuajtur dhe kam menu i kam ra truve të mia pse kam ardhë në Itali, pse po bej këtë punë.

Gazetarja: Tani që të kapën Policia Italiane, të kanë trajtuar keq dhe a do kthehesh sërish në Itali ?

Prostituta: Policia Italiane nuk më ka trajtu keq. Për veten time nuk e kam qejf që të kthehem më në Itali sepse nuk më pëlqen kjo punë përgjithesi, për gjithë gocat është kjo punë.

Gazetarja: Çfare do të bëni që sot e tutje në Shqipëri, përveçse do ktheheni në familjen tuaj.

Prostituta: Në Shqipëri do rri ke nëna e ke baba im, bukë e krypë që do të hamë, më ka marrë malli për babin, për mamin.

Një tjetër prostitutë, Liljana, 24 vjeç.

Gazetarja: Sa kohë ke që ushtron këtë profesion, jo vetëm në Itali por nëqoftëse e ke ushtruar dhe në Shqipëri

Liljana: Në Shqipëri s’kam pasur jetën tamam, tani dola në rrugë nga e keqja, e shikoja veten time dhe gjendjen ekonomike të shtëpisë, nuk i kisha tamam dhe e mora këtë rrugë.

Gazetarja: Je beqare apo e martuar?

Liljana: Beqare.

Gazetarja: Ke pasur ndonjëherë ndonjë të dashur?

Liljana: Jo. Gazetarja: Në Itali si të kanë trajtuar?

Liljana: Në Itali në fakt cunat që kam pas më kanë trajtuar mire. Por në fakt kam punuar më kanë hëngër djersën. Pastaj dhe ika.

Gazetarja: Protektorët e juaj sa ju merrnin në Itali.

Liljana: Atë s’mund t’a them dot.

Gazetarja: Para sa kohësh jeni nisur nga Shqipëria?

Liljana: Kam një javë e gjys.

Gazetarja: Në ç’qytet të Italisë keni qënë?

Liljana: Unë kam qënë në Bari.

Gazetarja: Keni provuar qytete të tjera, se ju më thatë që keni qënë dhe herë të tjera në Itali dhe kush qytet është më i mirë për profesionin tuaj?

Liljana: E kam provu dhe në Milano. Për mua më ka pelqy Milano. Aty fitoja më tepër.

Gazetarja: Sa fitonit?

Liljana: Varet se sa ti trajtosh, kam arritur në një milion në natë. Në Bari punohet shumë pak. Ke 700 tek 800 kam arritur.

Gazetarja: Juve sa herë keni qënë në Itali dhe sa herë ju ka kapur Policia Italiane për t’u kthyer sërish në Shqipëri?

Liljana: Mua asnjëherë nuk më ka kap por jam kthyer me dëshirën time. Vetëm këtë radhë më kanë kapur.

Gazetarja: Keni njerëz në familje.

Liljana: Njerëz në familje kemi plot, motra, vëllezër, veçse babin nuk e kam.

Gazetarja: Keni njerëz të tjerë në familjen tuaj ose motra që e ushtrojnë këtë profesion?

Liljana: Jo. Ato është turp për mua që ta marrin vesh, por kam dalë me dëshirën time.

Gazetarja: Për çfarë keni dalë që të ushtroni këtë profesion të prostitutës thjesht për të fituar lekë apo thjesht për një kënaqësi?

Liljana: Për jetën time. E shikoj gjendjen ekonomike që nuk kam e marr këtë rrugë që të shijoja jetën time tamam si gjithë të tjerët.

Gazetarja: Mendoni që ky është profesioni që dini ta bëni më mirë nga të gjitha të tjerat?

Liljana: Jo nuk është mirë për mua. Nga e keqja.

Gazetarja: Nëse do donit t’i flisnit të gjitha vajzave shqiptare, çfarë do t’i
thonit?

Liljana: Që kjo punë për ne nuk është e mirë si për veten time si për të tjerët nuk është një punë e mirë tamam që dalim në rrugë, por çdo njeri e di hallin vetë nuk i jap komandim unë tjetrës, unë ndoshta flas për veten time. Për të tjerët nuk marr dot pjesë. Mund t’i flas një fjalë të mirë ato ndoshta
s’ma ndëgjojnë mu veshin.

Gazetarja: Ju keni njohur dhe shumë prostituta të tjera në Itali. Mund të na tregoni disa çaste nga jeta e tyre është e vështirë apo nuk është e vështirë?

Liljana: Tani jeta dhe e vështirë është se nuk i thonë kollaj.

Gazetarja: Për juve prostitutat shqiptare cili është vendi më i përshtatshëm për të prostitutuar hoteli, shtëpia, makina apo rruga?

Liljana: Tani shtëpia është më mirë se sa e merr në shtëpi nuk e merr në
makinë ose në hotel.

Gazetarja: Besoj se tani do të ktheheni në shtëpinë tuaj që ndodhet në çfarë qyteti?

Liljana: Në Tiranë.

Gazetarja: Atëherë do ktheheni sërish në Itali.

Liljana: Jo për mua është e para e fundit.

Gazetarja: Ju e keni bërë shpeshherë këtë me sa më thatë më përpara që
kam ardhur dhe jam kthyer sërish, këtë radhë pse jo?

Liljana: Po nuk mundem që të shkoj më.

Gazetarja: Do ta vazhdoni profesionin tuaj në Shqipëri apo do ndërroni punë?

Liljana: Do filloj punë normale në Shqipëri./tvklan.al






Të ngjashme