Basha fajëson qeverinë për pasojat e rënda të korrupsionit
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar pas konstatimeve të Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Në një reagim në Twitter, Basha shprehet se Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar, pa asnjë surprizë, se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja.
“Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë”, shprehet Basha.
Sipas tij përgjegjëse për pasojat e rënda të korrupsionit, është qeveria.
“I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin”. /tvklan.al