Paskal Milo e Sabri Godo -intervistë për çeshtjen e Kosovës (21 Mars 1999)


Paskal Milo e Sabri Godo -intervistë për çeshtjen e Kosovës (21 Mars 1999)

14:48 21/03/1999

Shqipëria përgatitet për të përballuar një sulm të mundshëm të Ushtrisë Serbe. Ministri i Jashtëm Paskal Milo dhe Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Sabri Godo, u kanë kërkuar ambasadorëve të vendeve të NATO-s dhe përfaqësuesve të OSBE-së të mbështesin Shqipërinë për të përmirësuar infrastrukturën mbrojtëse dhe për të përballuar me ndihma humanitare fluksin e ri të refugjatëve nga Kosova.

Milo ka kërkuar mbledhjen urgjente të Këshillit të NATO-s dhe shtimin e numrit të vëzhguesve të huaj në kufijtë tanë Veriorë. Pas takimit Milo ka deklaruar para gazetarëve se shqiptarët duhet të jenë të gatshëm për mbrojtjen e vendit.

Paskal Milo: Ekziston një rrezik mjaft i madh që ky konflikt me veprim të ndërgjegjshëm të Beogradit të mund të përfshijë edhe Shqipërinë. Gjithë shqiptarët duhet të mobilizohen dhe duhet gjithçka që neve t’a vëmë në funksion të mbrojtjes kombëtare, në funksion të garantimit të lirisë të sovranitetit e të integritetit territorial të Shqipërisë.

I pyetur për tezën e Majkos dhe për vetëmbrojtje kolektive të të gjithë shqiptarëve kudo që janë Milo u shpreh:

“Zoti Majko e ka shpjeguar disa herë këtë tezë dhe unë mendoj që nuk do të ketë ndonjë shtab të posaçëm që do mobilizojë shqiptarët në vendet ku ata ndodhen. Shqiptarët gjithnjë kanë reaguar në mënyrë shumë të ndërgjegjshme kudo ku ata janë ndodhur dhe ndodhen pa pritur ndonjë urdhër apo komande nga dikush tjetër. Kështuqë unë mendoj që shqiptarët gjithnj do të vlerësojnë situatat dhe do t’u përgjigjen detyrave që u shtron atyre koha në mënyrë të veçantë përsa i përket këtij problemi kaq të rëndësishëm si çeshtja e Kosovës.”

Sabri Godo u shpreh: Duhet medoemos neve si Qeveri të bëjmë ç’është e mundur për të shfaqur pikëpamjen tonë lidhur me këtë situatë. Edhe kërkesat tona. Dhe një nga kërkesat më imediate më duket është ajo që ne të kemi një kontakt të shpejtë me NATO-n dhe me OSBE-në edhe për
observatorët që duhet të vijnë në kufirin tonë Verior./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme