Rikthehet çmimi “At Zef Pllumi”
Nderohen tre shkrimtarë e publicistë
Pas 4 vitesh mungese janë rikthyer këtë të hënë çmimet “At Zef Pllumi”. Ceremonia që u mbajt në Qendrën Kulturore të Lezhës, mblodhi shkrimtarë, poetë e politikanë.
Në publicistikë, çmimi kombëtar “At Zef Pllumi” shkoi për Belina Budinin, në memorialistikë për Vera Bekteshin, ndërsa në monografi, për Sabri Hamitin.
Pjesëmarrësit në këtë event vlerësuan Bashkinë e Lezhës për rikthimin e kësaj ngjarje kulturore mjaft të rëndësishme.
Tv Klan