Neritan Ceka për rendin dhe çarmatimin – (19 Mars 1999)


Neritan Ceka për rendin dhe çarmatimin – (19 Mars 1999)

16:29 19/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Kryetarin e Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka.

Neritan Ceka, kryetari i PAD:- “Ajo që duhet të bëjmë është të sigurojmë rendin për të gjithë shqiptarët, duke përfshirë edhe politikanët s’ka pse të mbrohen në mënyrë të veçantë me armët e tyre. Le të punojnë më mirë për rendin dhe atëhere do të kenë të siguruar edhe jetën e vetë. Nuk është koha gjithsecilit të mbrojë vetveten. Nga ana tjetër kjo s’ka të bëjë me çarmatimin e përgjithshëm të popullsisë. Për këtë ka një ligj që është miratuar në vitin 1998 në Gusht, ka një afat njëvjeçar dhe ndoshta kjo është pika që duhet të vëmë alarm, sepse po kalon koha dhe s’ka fillur akoma programi i çarmatimit./tvklan.al






Të ngjashme